Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në bazë të kompetencave kushtetuese, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka nominuar sot Agim Çekun për postin e kryeministrit. Sipas një njoftimi nga kabineti i Sejdiut, thuhet se nominimi erdhi dhe si rezultat i marrëveshjes së koalicionit LDK-AAK dhe është kërkuar nga kandidati Çeku t’i fillojë përgatitjet për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
I propozuari për mandatarin e Qeverisë së Kosovës, Agim Çeku, pas takimeve të ndara që zhvilloi me shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen dhe presidentin Fatmir Sejdiu, është shprehur i gatshëm të marrë postin e kryeministrit.
XS
SM
MD
LG