Ndërlidhjet

NJU DELHI


Shtetet e Bashkuara dhe India arritën një marrëveshje historike që parasheh bashkëpunimin në fushën e teknologjisë civile bërthamore. Sipas kësaj marrëveshje, Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë me teknologji dhe materiale programet bërthamore civile të Indisë.
Njëherësh India do të ndajë programet bërthamore civile nga ato ushtarake, derisa do të lejojë mbikqyrjen ndërkombëtare për programet e prodhimit të energjisë bërthamore.
Marrëveshja është kundërthënëse, pasi India nuk ka nënshkruar marrëveshjen për mosshumimin e armëve bërthamore. India dhe Pakistani fqinj janë rivalë bërthamorë rajonalë.
Nga ana tjetër presidenti Bush theksoi se vizita e tij dëshmon rëndësinë në rritje në planin ekonomik dhe strategjik të demokracisë më të madhe në botë për nga banorët, Indisë.
"India dhe Amerika kanë ndërtuar një partneritet strategjik mbështetur mbi vlerat e përbashkëta. Të dyja demokracitë tona respektojnë shumësinë e besimeve fetare dhe shtetin ligjor. Ne kërkojmë të nxisim zhvillimin ekonomik përmes shtyrjes përpara të frymës ndërmarrëse në të dyja vendet", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG