Ndërlidhjet

GJENEVË


Organizata Botërore e Shëndetësisë po diskuton në Gjenevë mundësitë e ndalimit të përhapjes së gripit të shpendëve dhe e ka cilësuar përhapjen e virusit tek pulat si zhvillim "historikisht të paprecedent".
Vetëm në Azi mbi 160 milionë pula janë eleminuar në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shtuar se ende virusi nuk është shndërruar në formë të tillë që të përhapet nga njeriu tek njeriu, por nga 174 personat e infektuar 94 kanë vdekur.
XS
SM
MD
LG