Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i Jashtëm serbo-malazez, Vuk Drashkoviq, ka vlerësuar se sot në Beograd, në përcjelljen e Millosheviqit, është mbajtur një miting për, siç ka thënë ai, "varrimin e popullit". "Nuk ishte siç thuhet varrim popullor por miting për varrimin e popullit. Të gjitha sheshet e Beogradit do të ishin të ngushta për t'i zënë të gjitha viktimat e Millosheviqit, dhe të vrarët, të sakatuarit dhe të pastrehët të shpërndarë nëpër botë, që i ka shkaktuar sundimi i tij", ka thënë Drashkoviq.
XS
SM
MD
LG