Ndërlidhjet

BERLIN


Bashkimi Evropian duhet ta mbajë të hapur perspektivën e anëtarësimit eventual të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i deklaroi kancleari i Austrisë, Wolfgang Schuessel së përditshmes gjermane, Die Welt. Ai tha se Austria, që aktualisht kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, si prioritet të saj ka identifikuar stabilizimin e Ballkanit. Në këtë aspekt, zoti Schuessel tha se "çdokush që dëshiron Balkan stabil duhet të ofroj perspektivën e anëtarësimit në periudhë afatgjatë ose afatmesme". Sipas tij, koha se kur ky anëtarësim do të mund të ndodhte, nuk është e rëndësishme. "E rëndësishme është vetëm siguria se ato vende një ditë do ti përkasin" BE-së, tha kancelari austriak, Wolfgang Schuessel.
XS
SM
MD
LG