Ndërlidhjet

OTAVA


Kryeministri i Kanadasë Stephen Harper tha se presidenti i Afganistanit Hamid Kharzai e ka siguruar atë se të drejtat e njeriut dhe të drejtat fetare do të respektohen plotësisht në rastin e qytetarit afgan, i cili mund të përballet me dënimin me vdekje për shkak se është konvertuar në krishterizëm.
Ndërkohë, ambasada amerikane në Afganistan ka bërë thirrje për maturi. Dje presidenti George Bush tha se është "thellësisht shqetësuese" që Afganistani ka arrestuar një njeri për bindjet e tij fetare.
Shqetësime kanë shprehur edhe Kombet e Bashkuara, Gjermania, Italia dhe Australia.
XS
SM
MD
LG