Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush shpalli dorëheqjen e Andy Card, shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë, i cili ishte bashkëpunëtori kyç dhe këshilltar i presidentit amerikan. Card do të zëvendësohet nga drejtori i buxhetit federal, Joshua Bolten.
Bush tha se Card do t'i kthehet jetës private, dhe e lëvdoi qetësinë e tij në kohët e krizës.
"Ne duhet të fitojmë një luftë globale. Ne kemi mundësi të mëdha për të zgjëruar prosperitetin e Amerikës. Kemi shkuar larg si komb, por kemi edhe shumë rrugë përpara. Jam i nderuar që shërbeva me Andy Card, dhe kam besim të madh te shefi i ri i personelit", tha presidenti Bush.
Zyrtarët thanë se vendimi pasoi rënien e popullaritetit të presidentit George Bush.
XS
SM
MD
LG