Ndërlidhjet

UASHINGTON


Qeveria e Shteteve të Bashkuara u është falënderuar irakianëve dhe qeverisë së tyre për të gjitha ndihmat që kanë dhënë në lirimin e sigurtë të gazetares amerikane Jill Caroll, e cila u lirua dje pas 3 muaj rrëmbimi.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Adam Ereli dha pak detaje, ndërsa presidenti George Bush e mirëpriti lirimin e 28-vjeçares.
"Jam vërtetë mirënjohës që ajo u lirua, dhe dua t'i falënderoj të gjithë ata që punuan për ta liruar. Jemi të kënaqur që ajo është gjallë", tha Bush.
Carroll, e cila raportonte për "Christian Science Monitor", deklaroi pas lirimit se rrëmbyesit e kishin trajtuar mirë, por asnjëherë nuk e ka ditur ku gjendet.
XS
SM
MD
LG