Ndërlidhjet

QYTETI I VATIKANIT


Papa Benedikti i 16-të sot nderoi Papa Gjon Palin e Dytë në njëvjetorin e vdekjes së tij.
- Trashëgimia e tij ishte e jashtëzakonshme, por mesazhi i periudhës, deri sa ai ishte Papë, mund të përmblidhet me fjalët e tij, të cilat ai i tha këtu në sheshin e Shën Pjetrit më 22 tetor të vitit 1978: Hapni dyert gjërësisht për Krishtin", tha Papa Bededikti i 16-të. Ai mëtutje u shpreh se Papa Gjon Pali i Dytë, që e udhëhoqi kishën për gati 26 vjet, deri në fund e plotësoi misionin e tij për ta udhëzuar Kishën Katolike. Papa Benedikti i 16-të foli para mijëra besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Shumë prej tyre kishin ardhur nga Polonia, që është vendi i lindjes i Papa Gjon Palit të Dytë. Shënimi i njëvjetorit të vdekjes, do ta arrijë kulmin në orën 21 e 37 minuta kur, më 2 prill të vitit 2005, vdiq Papa Gjon Pali i Dytë.
XS
SM
MD
LG