Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Orgaizata Amensty International ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për shfrytëzimin e aeroplanave të firmave private për transferimin e të dyshuarve për terrorizëm duke bërë kështu shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Në raportin më të ri Amensnty International e përshkruan këtë veprim të dyshuar të Shteteve të Bashkuara si pjesë e operacionit sekret, në të cilin njerëzit janë arrestuar ose rrëmbyer dhe janë transferuar në vendet ku ata janë ballfaquar me torturë ose me keqtrajtim. Autoritetet në Uashington kanë thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë transferuar terroristët e dyshuar sipas ligjeve ndërkombëtare dhe amerikane dhe kanë hedhur poshtë pohimet se të dyshuarit janë dërguar në vende ku përdoret tortura.
XS
SM
MD
LG