Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarët amerikanë thanë se 10 të burgosur në burgun Guantanamo janë përleshur me rojet e burgut, por më pas janë mposhtur. Njoftohet se 6 të burgosur janë lënduar.
Më herët dy të burgosur u përpoqën të vrasin veten.
Trazirat e djeshme përkuan me publikimin e raportit të Kombeve të Bashkuara, që bëri thirrje për mbylljen e menjëhershme të burgut në Guantanamo dhe burgjeve tjera të ngjashme amerikane.
Në reagimin e saj, Shtëpia e Bardhë tha se të burgosurit trajtohen mirë dhe po hetohen sipas ligjeve amerikane.
XS
SM
MD
LG