Ndërlidhjet

NOVI SAD


Kryetari i Kuvendit të Vojvodinës Bojan Kostresh deklaroi se pavarësimi i Malit të Zi don të thotë se Serbia më në fund duhet të përballet me vetveten.
"Sot Serbia ka mbetur e vetmuar dhe duhet të ballafaqohet me problemet që i ka, si bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës dhe plotësimin e detyrimeve ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar", ka thënë ai.
Kostresha ka theksuar se është e domosdoshme një Kushtetutë e re në Serbi, e cila Vojvodinës do t'ia kthente autonominë, të cilën regjimi i Sllobodan Millosheviqit e suprimoi me grusht-shtet në 1988.
XS
SM
MD
LG