Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Kryeministri i Çekisë, Jirzhi Paroubek, tha se mund t'a sfidojë rezultatin e zgjedhjeve, pak pasi lideri i opozitës Mirek Topolanek pohoi fitoren. Rezultatet preliminare i dhanë epërsi konservatorëve nga Partia Demokratike Qytetare, por jo aq sa duhet për të formuar qeverinë. Megjithatë, Topolanek tha se tashmë ka zgjedhur partnerët e koalicionit qeverisës." Ne do të mundohemi të bëjmë marrëveshje rreth programit politik me partinë Kristian Demokrate dhe atë të të Gjelbërve. Kjo natyrisht mund të rrezikojë zbatimin e disa reformave, por nuk është asgjë fatale" ka thënë shefi opozitës Topolanek.Ndërkohë vëzhguesit parashohin negociata të ndërlikuara për qeverinë e re, madje dhe përsëritje të zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG