Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka vizituar disa komuna të Kosovës, ka takuar përfaqësues të Grupit të Kontaktit, përfaqësues të serbëve dhe të pakicave të tjera joserbe. Kryeministri Berisha ka takuar sot edhe komandantin e forcës paqeruajtëse të NATO-s, gjeneralin Giussepe Valotto dhe ka vizituar kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.
Më pas, kryeministri i Shqipërisë, Berisha ka vizituar disa mjedise në komunën e Fushë-Kosovës që ka popullatë të përzier.
Pasdite z. Berisha ka takuar edhe njërin nga udhëheqësit e serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
XS
SM
MD
LG