Ndërlidhjet

TOKIO


Ende nuk dihet se kur do të fillojë testimi i raketave me rreze të gjata veprimi i Koresë Veriore. Më herët është raportuar se testimi pritet të ndodhë sot. Ministri i jashtëm i Japonisë ka thënë se nëse testimit ndodh shteti tij do të kërkojë mbledhje të menjëhershme të Këshillit të Sigurimit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Toni Snou tha se SHBA-të presin nga Korea e Veriut t'i përmbahet moratoriumit në testimin e raketave. Komentet vijnë pas paralajmërimeve se Korea Veriore po përgatit testimin e raketës me rreze të gjata veprimi, që mund të arrijë deri në kontinentin amerikan.
XS
SM
MD
LG