Ndërlidhjet

logo-print

BUDVË


Përfaqësues të shqiptarëve dhe serbëve të Mitrovicës, kanë diskutuar sot në Budvë gjendjen në këtë qytet.
"Qëllimi i ardhjes sonë është që në kontaktet e drejtpërdrejta me shqiptarët, para bashkësisë ndërkombëtare, me propozime të përbashkëta të ndihmojmë procesin e negociatave për statusin e Kosovës", ka thënë kryetari i Këshillit Kombëtar të Mitrovicës, Nebojsha Joviq.
Pala serbe ka kërkuar ndarjen e qytetit, ndërsa pala shqiptare ka insistuar në integrimin e dy komunave si zgjidhje më e drejtë.
"Mitrovica u takon të gjithëve. Alternativa e vetme për zgjidhjen e problemeve është lidhja institucionale dhe pjesëmarrja e serbëve në institucione", ka thënë kryetari i Këshillit Komunal, Sadri Ferati.
XS
SM
MD
LG