Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Duke komentuar vrasjen e liderit të kryengritësve çeçenë, Shamil Basayev, presidenti amerikan, George Bush tha se "nëse ai në fakt, është personi që urdhëroi vrasjen e fëmijëve në Beslan, mendoj se ai e meritoi këtë". Këto komente presidenti Bush i bëri mbrëmë vonë në Uashington para gazetarëve. Zyrtarët rusë dje njoftuan se Shamil Basayev, që kishte marrë përgjegjësinë për sulmin në shkollën në Beslan në vitin 2004, ishte vrarë në Ingusheti.
XS
SM
MD
LG