Ndërlidhjet

ROMË/BERLIN


Trajneri i kombëtares italiane, Marçelo Lipi dha sot dorëheqjen. Ky vendim erdhi vetëm tre ditë pasi Lipi e drejtoi ekipin italian drejt titullit kampion bote.
Dorëheqja erdhi në kohën kur drejtësia do vendosë rreth skandalit të paravendosjes së rezultateve të ndeshjeve në kampionatin italian. Vetë Lipi nuk është i përfshirë në skandalin në fjalë, por është marrë në pyetje për presionet e mundshme për përfshirjen e lojtarëve në kombëtare.
Edhe trajneri i kombëtares gjermane, Jurgen Klinsman deklaroi se nuk do largohet nga drejtimi i përfaqësues se Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG