Ndërlidhjet

TIRANË


Helikopteri ushtark që e transportonte ish zëvendës kryeministrin e Shqipërisë, Gramoz Pashko, për në spital në Itali, mendohet se është përplasur në Detin Adriatik, ka kumtuar sot Ministria e Mbrojtjes. Helikopteri, me Gramoz Pashkon dhe tre pilotë e dy mjekë, mbrëmë u nis për në Bari të Italisë. Kontakti i fundit me helikopterin është bërë mbrëmë kah mesnata. Marina italiane dhe armata shqiptare po zhvillojnë kërkime. Zoti Pashko u dërgua për mjekim pas një aksidenti në Himarë.
XS
SM
MD
LG