Ndërlidhjet

TEL AVIV


Është rritur numri i trupave tokësore izraelite që kanë hyrë në Liban gjatë natës, bëjnë të ditur burimet e Izraelit.
Trupat po shkojnë drejt qytetit Bint Xhbail, në jug të Libanit që njihet si një nga fortesat e Hezbullahut.
Izraeli ka vazhduar sulmet gjatë ditës në Liban, ku për pasojë janë plagosur gjashtë persona mes të cilëve dhe një fëmijë në një kamp refugjatësh palestinezë në qytetin libanez të Tyres. Kryeministri i Izraelit Ehud Olmert pas takimit me ministrin e jashtëm francez Filip Dyst Blazy, ka thënë se Izraeli po përpiqet të mos dëmtojë popullatën civile. Burimet izraelite njoftojnë se sulmet ushtarake do vazhdojnë për së paku dhe 10 ditë të tjera.
XS
SM
MD
LG