Ndërlidhjet

HAVANA


Zyrtarët e Kubës sot i kanë hedhur poshtë thirrjet e Shteteve të Bashkuara për demokraci.
Mbrëmë, Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice, në një mesazh që u transmetua në Kubë, u bëri thirrje kubanezëve të punojnë për ndryshimet demokratike gjatë pasigurisë politike të shfaqur pas sëmundjes së liderit Fidel Castro.
Rice tha se SHBA-të mbeten të përkushtuara në mbështetjen e lirisë në këtë vend komunist, dhe u bëri thirrje kubanezëve të mos braktisin vendin.
"Shtetet e Bashkuara i respektojnë aspiratat tuaja si qytetarë sovranë, dhe ne i mbështesim të drejtat tuaja që të flisni, të mendoni dhe të zgjidhni udhëheqësit tuaj ashtu siç doni ju në zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike", tha Rice.
Më herët, ministri i Shëndetësisë i Kubës tha se 79-vjeçari Castro po këndellet nga operacioni dhe së shpejti mund të kthehet në zyrë.
Castro e sundon Kubën për 47 vjet me radhë.
XS
SM
MD
LG