Ndërlidhjet

VETËM FORCA AJRORE S'MJAFTON TË MUNDË HEZBOLLAHUN


NEW YORK TIMES

Izraeli më në fund pranoi se vetëm forca ajrore nuk mjafton për ta mundur Hezbollahun. Në javët e ardhshme do të kuptojë se kjo nuk do të bëhet as me forcat tokësore. Problemi nuk është se izraelitët nuk kanë fuqi të mjaftueshme ushtarake, por ata e keqkuptojnë natyrën e armikut të tyre.
Hezbollahu nuk është parti politike e as milici islamiste. Është një lëvizje e gjerë që u paraqit si reaksion ndaj invazionit izraelit në Liban në qershor 1982. Në fillim përbëhej nga një numër i vogël shiitësh të mbështetur nga Irani. Por sa më shumë rritej numri i libanezëve nën pushtimin izraelit, Hezbollahu gjithnjë e më shumë zgjërohej si organizatë, e cila i koordinonte operacionet e rezistencës të grupeve me qëllime të ndryshme fetare dhe sekulare.
Natyra e rezistencës së Hezbollahut mund të shihet nga identiteti i sulmuesve vetëvrasës. Hezbollahu ndërmori fushatë të gjerë sulmesh vetëvrasëse kundër caqeve amerikane, franceze dhe izraelite në vitet 1982-1986. Në gjithë këto sulme u përfshinë 41 terroristë vetëvrasës. Emërues i përbashkët i tyre nuk ishte ideologjia fetare apo politike, por rezistenca ndaj pushtimit të huaj. Rreth dy dekada të pranisë ushtarake të Izraelit nuk e çrrënjosën Hezbollahun. E vetmja që i dha fund sulmeve vetëvrasëse në Liban dhe gjetkë ishte tërheqja e forcave pushtuese.
Ofenziva e re izraelite mund të pushtojë tokë dhe të shkatërrojë armë, por ajo ka pak gjasa për ta shkatërruar lëvizjen e Hezbollahut. Në fakt, pas bombardimit të civilëve, inkurzioni me gjasë do t'i shtojë rekrutët e Hezbollahut.
Në anën tjetër, inkurzioni po e shpenzon vullnetin e mirë që kanë shfaqur shtetet e moderuara arabe si Egjipti dhe Arabia Saudite. Opinioni i këtyre vendeve është i rëndësishëm sepse nëqoftëse Izraeli nuk do të mund ta shtypë Hezbollahun, atëherë mund të arrijë një qëllim më të kufizuar: t'i japë fund furnizimit me raketa nga Siria.
Nisur nga kontrolli i plotë që Siria ka në kufirin me Libanin, kalimi i armëve është detyrë e diplomacisë e jo i forcës. Arabia Saudite, Egjipti dhe Jordani duan stabilitet në rajon dhe kanë arsye të pengojnë rritjen e Hezbollahut, kurse Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë të krijohet një koalicion me fqinjët e Sirisë për të parandaluar depërtimin e raketave kineze apo iraniane në Liban.
Por edhe Izraeli duhet të ndërmarrë iniciativë. Nëse nuk e ndërpret ofenzivën dhe pranon armëpushimin, në javët e ardhshme me gjasë do të ketë më shumë izraelitë të vrarë dhe një Hezbollah shumë më të fortë.


XS
SM
MD
LG