Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush ka nisur fushatë globale për të luftuar "kleptokracinë" apo korrupcionin e shfrenuar të qeverive.
Bush tha në një deklaratë se kleptokracia e minon zhvillimin e demokracisë dhe rritjen ekonomike në vendet e varfëra. Ai theksoi se qëllimi i fushatës është që zyrtarëve të korruptuar t'u mohohet qasja në sistemin financiar ndërkombëtar, në mënyrë që ta kenë të vështirë t'i mashtrojnë vendet e veta dhe t'i fshehin asetet e përvehtësuara.
XS
SM
MD
LG