Ndërlidhjet

BEJRUT


Së paku shtatë ushtarë izraelit janë vrarë pas luftimeve të ashpra në jug të Libanit. Ushtria thotë se 11 ushtarë tjerë janë plagosur ndërkaq 60 të tjerë janë evakuuar prej Libanit për në spitalet e Izraelit. Më herët është njoftuar për disa njerëz të vrarë dhe disa tjerë të plagosur pas sulmeve të sotme të forcave izraelite në qytetin Tyre të Libanit.
Sulmet në fjalë vijnë pas miratimit të rezolutës nga Këshilli i Sigurimit që bën thirrje për ndaljen e luftimeve mes Izraelit dhe Hezbullahut në Liban.
Ministri i Jashtëm izraelit Tzipi Livni sot ka thënë se ka gjasë që të hënën Izraeli t'i jap fund ofensivës kundër militantëve të Hezbollahut në jug të Libanit.
Lideri i Hezbollahut Hasan Nasrallah ka thënë sot se grupi militant do ta rrespektojë armëpushimin që do të arrihet përmes Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG