Ndërlidhjet

BEJRUT


Trupat e Libanit filluan të lëvizin drejt jugut për t'u vendosur përgjatë kufirit me Izraelin, në pajtim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara për ndërprerjen e luftimeve një muajshe mes Izraelit dhe Hezbollahut. Për fazën e parë, parlamenti i Libanit miratoi dislokimin e 15 mijë trupave. Armata izraelite ka filluar të tërhiqet nga pjesët në jug të Libanit, duke ua lënë kontrollin paqëruajtësve të Kombeve të Bashkuara që gjenden atje.
Ndërkohë autoritetet e Libanit thanë se sot do të rihapet aeroporti ndërkombëtar i Bejrutit, i cili qe i mbyllur për fluturime komerciale fillimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut.
XS
SM
MD
LG