Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, nga e marta deri të premtën do të qëndroj në Kosovë. Zyrtari për informim nga UNOSEK-u në Vjenë, Remi Dourlot tha se vizita e Ahtisarit është edhe një pëpjekje në vazhdim për gjetjen e zgjidhjeve dhe arritjes së marrëveshjeve me delegacionin kosovar për decentralizimin dhe çështjet që kanë të bëjnë me pakicat. Ndërkaç sot, në Prishtinë ka mbërrijtur dhe një ekip i ekspertëve nga Zyra e Ahtisarit i cili nesër e pasnesër takon ekipet kosovare për decentralizimin dhe atë për pakicat.
XS
SM
MD
LG