Ndërlidhjet

TEHERAN / PARIS


Irani nuk paraqet kërcënim për asnjë vend dhe ka të drejtë të zhvillojë programet bërthamore për qëllime paqësore, ka deklaruar presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad. Gjatë një konference për shtyp ai theksoi vullnetin e Iranit për të biseduar me bashkësinë ndërkombëtare. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për një përballje televizive me presidentin amerikan Bush. Deklaratat e Ahmadinexhadit vijnë dy ditë para afatit të përcaktuar nga Këshilli i Sigurimit si kufij që Irani të ndalojë programet për pasurimin e uraniumit ose në të kundërt do përballet me sanksione.
Franca sot ka deklaruar se është e gatshme të rifillojë dialogun me Iranin në mënyrë që t'i jepet fund krizës rreth programeve bërthamore të Teheranit. Ministri i jashtëm francez, Filip Dust-Blazi ka theksuar se Parisi do vazhdojë të këmbëngulë në pezullimin e programeve për pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG