Ndërlidhjet

BERLIN


Shefi i ri i UNMIK-ut ka vlerësuar se demokracia në Kosovë funksionon dhe është e pamundur që të përsëriten trazira si ato të marsit 2004.
Në një intervistë për Frankfurter Rundashau Ryker ka thënë se është dakord me vlerësimin e paraardhësit të tij Jessen Petersen se "Kosova është demokraci që funksionon".
"Kemi një parlament që funksionon, një qeveri të koalicionit dhe një opozitë të gjerë, e cila gjithashtu është funksionale", tha Ryker.
Ai ka shfaqur bindjen se "marsi i vitit 2004 nuk do mund të përsëritet pasi institucionet dhe elita politike janë më të pjekura".
Lidhur me statusin Ryker theksoi se "çdo zgjidhje, e cila do duhej të vinte deri në fund të vitit, duhet t'i garantojë dhe të drejtat e pakicave".
I pyetur nëse "shqiptarët vërtet e pranojnë komunitetin serb në Kosovë", Ryker tha se "beson që në parim është kuptuar se ardhmëria është në një Kosovë shumëetnike".
XS
SM
MD
LG