Ndërlidhjet

VJENË


Agjencia Ndëkombëtare për Energji Bërthamore, vlerësoi sot se Irani ka vazhduar me pasurimin e uraniumit pavarsisht nga kërkesa Kombeve të Bashkuara për ta ndaluar një gjë të tillë, e që në të kundërtën do të përballeshin me sanksione. Agjencia Ndërkombtare, me seli në Vjenë, e ka bërë këtë vlerësim sot në një raport konfidencial për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që është transmetuar nga agjencitë e lajmeve.
Pasurimi i uraniumit i hap rrugën Kombeve të Bashkuara për sanksione ndaj Iranit. Afati i fundit për ta ndërprerë këtë aktivitet skadon sonte në mesnatë. Ndërkohë, ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara John Bolton tha se Këshilli i Sigurimit duhet të fillojë hartimin e sanksioneve kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG