Ndërlidhjet

BEOGRAD


"Pavarsia e Kosovës, është e mundshme vetëm si zgjidhje e imponuar", deklaroi sot në Beograd ministri i Jashtëm serb Vuk Drashkoviq. "Serbija këtë nuk do ta pranojë", tha Drashkoviq gjatë takimit me një grup gazetarësh nga Kosova, duke tërhequr vërejtjen se "pavarsia e Kosovës,do të kishte përfundim tragjik". Sipas tij, sa herë që janë ndrruar kufinjtë në Ballkan kanë shkaktuar luftëra, dhe deri tash nuk ka ndodhur që ndrrimet e kufijve të arrihen me marrëveshje.Duke komentuar propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Kosova të shpallet 'rast i veçant' i cili nuk do të paraqiste presedan ndërkombëtarë, Drashkoviq ka propozuar që "Kombet e Bashkuara ta shpallin Serbinë rast unik dhe të thonë se të gjitha vendet kanë të drejtë për pa cenueshmëri të kufijve pos Serbisë".
XS
SM
MD
LG