Ndërlidhjet

SOFJE


Në takimin e sotëm në Sofje, Grupi i Kontaktit do ta shqyrtojë progresin e deritashëm në negociatat për statusin e Kosovës, si dhe hapat e mëtejmë që duhen ndërmarrë në muajt e ardhshëm.
Drejtorët politikë të ministrive të Jashtme të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe Italisë, për rrjedhën e negociatave do t'i njoftojë i dërguari i posaçëm i KB për statusin, Marti Ahtisaari.
Kosovën do ta përfaqësojnë kryeministri Agim Çeku dhe zv. shefi i UNMIK-ut, Steven Schook.
Në takim marrin pjesë edhe zyrtarë nga ministritë e Jashtme të vendeve të rajonit.
XS
SM
MD
LG