Ndërlidhjet

DAMASK


Ministri i Brendshëm i Sirisë, Abdel Majid njoftoi se forcat e sigurisë vranë tre persona të armatosur që sot kishin sulmuar ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Damask.
"Është e qartë se sulmi terrorist kishte për cak Ambasadën Amerikane. Ishte një grup terroristësh, derisa identiteti i tyre ende nuk dihet. Sulmuesi i cili është plagosur tashmë është arrestuar ndërsa presim që nga hetimet të nxjerrim më shumë informacione", tha ministri Majid.
Ndërkaq sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs, lidhur me sulmin theksoi. "Në këtë moment, para së gjithash është me rëndësi që të gjithë amerikanët janë të sigurtë, dhe ky është një lajm i mirë. Ndërsa i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta atyre që u vranë në mbrojtje të ambasadës, në mesin e të cilëve ishte edhe një sirian pjesëtar i sigurimit, u shpreh Rajs.
XS
SM
MD
LG