Ndërlidhjet

VJENË


Në Vjenë po vazhdojnë bisedimet për decentralizim ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara. Kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Lutfi Haziri, para takimit, u tha gazetarëve se Prishtina në këto bisedime ende propozon 5 komuna të reja funksionale për bashkësinë serbe, së bashku me 5 komunat që tashmë ekzistojnë. "Shumë shpejtë, në shtetin e pavarur të Kosovës, komunat do të duhet të jenë të qëndrueshme financiarisht, që të mund të mbijetojnë", tha zoti Haziri. Beogradi kërkon 12 komuna të reja. Kryesuesi i delegacionit të Serbisë, Sllobodan Samarxhiq tha se "ajo që shqiptarët po ofrojnë nuk është e pranueshme".
XS
SM
MD
LG