Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad tha se në Asamblenë e Përgjithshme të KB don ta prezantojë vizionin e Iranit për një rend të ri botëror.
Ai tha se atmosfera e tashme në botë është "plot armiqësi, tensione, konflikte dhe arrogancë, dhe kjo nuk mund të çojë drejt qetësisë dhe paqes stabile". Ahmadinejad i bëri këto komente me të arritur në Nju Jork. Ai e hodhi poshtë qasjen e KB ndaj programit bërthamor të Iranit, dhe tha se Kombet e Bashkuara duhet t'i korrigjojnë disa politika të veta.
Ndërkohë, Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të mos lejojnë që "t'u bjerë kredibiliteti" duke mos vepruar kundër Iranit.
Rice shprehu bindjen se ajo do të mund të bëjë që Britania, Franca, Kina dhe Rusia të dakordohen për sanksione nëse Irani këmbëngul në refuzimin për të ndërprerë pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG