Ndërlidhjet

WP: CIA ka konkluduar se qëllim i hakerëve rusë ishte zgjedhja e Trumpit


Agjencia CIA ka konkluduar se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, gjatë muajit të kaluar, për të ndihmuar që presidenti i zgjedhur, Donald Trump, të fitoj në garën për Shtëpinë e Bardhë, ka raportuar mbrëmë e përditshmja Washington Post.

Ky raport i gazetës u botua pasi presidenti amerikan, Barack Obama, ka urdhëruar hetim të thellë lidhur me sulmet kibernetike, që ndodhën gjatë zgjedhjeve, ndërsa të gjeturat pritet t’i dorëzohen atij deri më 20 janar, kur i kalon mandati në Shtëpinë e Bardhë.

Duke cituar zyrtarë anonimë të Shteteve të Bashkuara, Washington Post ka raportuar se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka konkluduar se Trump ishte qëllim i Rusisë, pas identifikimit të individëve me lidhje në qeverinë e Rusisë, të cilët faqen në Internet, WikiLeaks, e kanë furnizuar me mijëra emaila të vjedhur nga Komiteti Kombëtar Demokratik, nga shefi i fushatës presidenciale të Hillary Clintonit dhe persona të tjerë.

Individët ishin të njohur si pjesë e operacionit më të gjërë rus që syonte forcimin e Donald Trumpit dhe zvogëlimim e gjasëve të zonjës Clinton, për t’i fituar zgjedhjet.

“Është vlerësim i komunitetit të inteligjencës se qëllim i Rusisë ishte ta favorizoj një kandidat ndaj tjetrit, ta ndihmoj Trumpin që të fitoj”, e ka cituar gazeta Washington Post, një zyrtar të lartë amerikan.

Ky zyrtar, po ashtu, ka thënë se “kjo është pikëpamje me konsenzus”.

Presidenti Barack Obama ka thënë më herët se ia kishte tërhequr vërejtjen presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se do të ketë pasoja për këto sulme. Por, Putin i ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG