Ndërlidhjet

Gjermania thotë se aleatët do t’ia dërgojnë Ukrainës 3 sisteme HIMARS


Një HIMARS amerikan duke hedhur raketa. (Fotografi nga arkivi)
Një HIMARS amerikan duke hedhur raketa. (Fotografi nga arkivi)

Tre sisteme të tjera raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, të njohura si HIMARS, do t’i dërgohen Ukrainës nga aleatët e saj perëndimorë, tha të enjten ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius.

“Ato vijnë nga stoqet e Forcave të Armatosura të SHBA-së dhe do të paguhen nga ne”, tha Pistorius pas një takimi me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, në Uashington.

HIMARS është një raketahedhës i vendosur në kamion, i cili mund shkrep raketa të shumëfishta përnjëherë.

Raketat me të cilat furnizohet Ukraina kanë një shtrirje prej 80 kilometrash.

Njoftimi i ministrit gjerman erdhi në të njëjtën ditë kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij mund t’i ndalojë forcat ruse të përparojnë në lindje, nëse aleatët i rrisin furnizimet me armë.

Rusia ka shënuar fitore të vogla territoriale, por të qëndrueshme, në lindje të Ukrainës, që nga fillimi i këtij viti.

“Ne po bëjmë presion maksimal mbi partnerët tanë për t’i shtuar dërgesat e armëve”, tha Zelensky të enjten.

“Nëse ato rriten, ne do të jemi në gjendje t’i ndalojmë [forcat ruse] në lindje”, shtoi ai.

Rusia ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Prej atëherë, Perëndimi e ka ndihmuar vazhdimisht me armatim, ndërsa kundër Rusisë ka miratuar disa runde sanksionesh.

XS
SM
MD
LG