Ndërlidhjet

Ushtria izraelite gjen se ka vrarë gabimisht një peng më 7 tetor


Ushtarë izraelitë afër kufirit mes Izraelit dhe Gazës. 4 mars 2024.
Ushtarë izraelitë afër kufirit mes Izraelit dhe Gazës. 4 mars 2024.

Një nga pengjet që u mor nga luftëtarët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjatë sulmit ndaj komuniteteve izraelite rreth Gazës më 7 tetor, me gjasë është vrarë gabimisht nga një helikopter izraelit që iu përgjigj sulmit, tha ushtria.

Për disa javë, ushtria izraelite ka hetuar raportimet se disa prej 1.200 izraelitët dhe viktimat, shtetas të huaj, të sulmit të Hamasit, u vranë gabimisht nga Izraeli gjatë kaosit.

Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi rrëmbeu më shumë se 250 persona.

Ushtria tha se hetimi mbi ngjarjet që ndodhën lidhur me rrëmbimin e Efrat Katz, banor i vendbanimit Nir Oz – një prej komuniteteve të shënjestruara gjatë sulmit – u krye duke ekzaminuar video të ndryshme dhe dëshmi të dëshmitarëve.

Izraeli tha se provat zbuluan se një helikopter sulmues qëlloi ndaj një makine me të cilën po udhëtonin radikalët e Hamasit, dhe sipas dëshmive, u tha se në të kishte edhe pengje.

“Si rezultat i zjarrit, shumica e terroristëve që ishin në makinë u vranë, dhe ka gjasa që Efrat Katz u vra po ashtu”, u tha në njoftim.

Ushtria izraelite tha po ashtu se hetimi tregoi se pengjet nuk mund të dalloheshin nga sistemet ekzistuese të vëzhgimit.

“Komandanti i forcave ajrore nuk gjeti se ekipi i helikopterit ishte fajtor, pasi ekipi po drejtonte fluturaken në përputhje me urdhrat në realitetin e ndërlikuar të luftës”, tha ushtria.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG