Lokacionet e objekteve të lidhura me Radoiçiqin
Policia e Kosovës ka bastisur disa objekte që besohet se janë në pronësi të politikanit dhe biznesmenit serb të Kosovës, Millan Radoiçiq. Ai është i dyshuari kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Policia bastisi një shtëpi pranë liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut, një restorant në Mitrovicë të Veriut, një shtëpi në Zveçan, si dhe disa objekte në Spitalin e Mitrovicës së Veriut. Të gjitha këto bastisje lidhen me hetimet mbi sulmin e armatosur që ndodhi më 24 shtator.