Ndërlidhjet

Perëndimi "duhet të vendosë sanksione më të forta ndaj Rusisë që Ukraina ta fitojë luftën"


Kryeministri kanadez, Justin Trudeau (nga e majta), kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen dhe kryeministri belg, Alexander De Croo, vendosin lule te Muri i Kujtesës në Kiev më 24 shkurt.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau (nga e majta), kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen dhe kryeministri belg, Alexander De Croo, vendosin lule te Muri i Kujtesës në Kiev më 24 shkurt.

Që nga pushtimi i plotë i Moskës në Ukrainë më shumë se dy vjet më parë, Shtetet e Bashkuara, Britania, Bashkimi Evropian, Australia, Kanadaja dhe Japonia kanë vendosur mijëra sanksione ndaj Rusisë.

Objektiv kryesor i masave kanë qenë financat ruse, veçanërisht rrjetet që financojnë përpjekjet luftarake të Moskës. Mes konfliktit të ashpër që ka marrë dhjetëra mijëra jetë, kompani, subjekte dhe individë të lidhur me sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë së Rusisë janë shtuar në listat gjithnjë në rritje të hartuara nga Brukseli, Uashingtoni dhe partnerët e tyre që synojnë të frenojnë kapacitetin e Moskës në fushëbetejë.

Por, ndërsa lufta hyn në vitin e saj të tretë, një numër gjithnjë e më i madh provash tregojnë se Moska mund të anashkalojë shumë nga këto sanksione dhe të marrë gjërat kyçe për ushtrinë e saj nga vendet e treta, pavarësisht përpjekjeve perëndimore për t'i ndalur këto përpjekje.

Për të kuptuar më mirë çarjet në sanksionet perëndimore dhe se si Rusia ka mundur t'i shfrytëzojë ato, Radio Evropa e Lirë foli me Tom Keatinge, drejtor i Qendrës për Studime të Krimit Financiar dhe Sigurisë në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara [RUSI] në Londër. Ish-bankier investimesh, Keatinge është gjithashtu këshilltar për financat e paligjshme në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit britanik.

Radio Evropa e Lirë: Tashmë jemi në vitin e tretë të luftës. Menjëherë pasi ndodhi pushtimi, u fol shumë se si Rusia do të bëhej vendi më i sanksionuar ndonjëherë. Duke parë gjërat tani, si qëndron kjo?

Tom Keatinge
Tom Keatinge

Tom Keatinge: Këto deklarata janë të gjitha të vërteta. Nuk ka pasur kurrë kaq shumë sanksione ndaj një vendi apo kaq shumë individë, kompani dhe industri që janë sanksionuar -- dhe asnjëherë nuk është sanksionuar kështu më parë një vend kaq i integruar ekonomikisht në Perëndim. Mendoj se është gjithashtu e rëndësishme të kihet parasysh se qëllimi i kësaj përgjigjeje ka qenë kryesisht kufizimi i financimit dhe burimeve të ushtrisë ruse. Dhe, kur shikojmë se si po shkon, përgjigja nuk është e mrekullueshme.

Është e gabuar të thuhet se nuk kanë ndonjë ndikim. Ato kanë një ndikim të qartë, sepse rusët duhet të gjejnë mekanizma shmangieje.

Kështu që disa do të argumentonin se sanksionet po funksionojnë. Të tjerë do të thoshin se ne, në fakt, po i shkulim dronët që po godasin Kievin çdo natë dhe do të gjenin komponentë perëndimorë që janë relativisht të fundit dhe sigurisht që janë dërguar që nga fillimi i luftës. Të dyja argumentet janë të vërteta, por në fund të fundit duhet ta dimë nëse jemi duke bërë mjaftueshëm, unë mendoj troç se përgjigja është "jo, nuk jemi duke bërë".

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, qëndron pranë një droni kamikaz të Iranit Shahed-136 të rrëzuar, i lëshuar nga Rusia në Ukrainë. (Foto nga arkivi)
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, qëndron pranë një droni kamikaz të Iranit Shahed-136 të rrëzuar, i lëshuar nga Rusia në Ukrainë. (Foto nga arkivi)

Dhe, kjo është e vërtetë nëse [po flasim për] sigurimin e municioneve dhe armatimit të avancuar ose nëse shikojmë vendosjen dhe zbatimin e sanksioneve.

Shtetet e Bashkuara tani kanë fuqinë të caktojnë institucione të huaja financiare, për të cilat konstatojnë se po lehtësojnë shmangien e sanksioneve, por kjo nuk është përdorur ende, sepse do të jetë shumë keq kur të përdoret dhe në thelb do ta nxjerrë jashtë biznesit atë bankë të veçantë.

Pra, derisa Perëndimi gjerësisht të jetë i gatshëm të bëjë disa shembuj nga disa shkelës të mëdhenj, atëherë unë mendoj se njerëzit në këto vende do të vazhdojnë të mendojnë se sanksionet janë diçka për të cilën dikush tjetër duhet të shqetësohet dhe jo ajo për të cilën ata, si organizim, duhet të shqetësohen.

Radio Evropa e Lirë: Në fillim të kësaj jave [gruaja e Aleksei Navalnyt], Julia Navalnaya, foli në Parlamentin e BE-së dhe, ndër të tjera, ajo tha se duhet bërë më shumë për të bllokuar këto kanale, rrjete bankash dhe avokatësh në Perëndim që lejojnë Rusinë të lëvizë para dhe të lundrojë rreth sanksioneve. Ju jeni me qendër në Londër, e cila ka qenë e famshme si një nga qendrat kryesore për këtë gjë gjatë dekadave, dhe pavarësisht shumë ngjarjeve gjatë viteve - duke përfshirë pushtimin e vitit 2022 - duket se nuk ka pasur një ndryshim total. Pra, nëse lufta nuk është një thirrje zgjimi, atëherë çfarë do të ishte?

Tom Keatinge: Kjo është një sfidë legjitime dhe e vlefshme. Unë mendoj se gjëja që duhet të mbani mend është se objektivi i sanksioneve -- qoftë ndaj një individi, një kompani apo një vendi -- nuk qëndron aty dhe thotë: "Mirë, unë heq dorë. Unë do të bëj atë që ju dëshironi të bëj për shkak të sanksioneve që keni vendosur kundër meje”.

Ka një industri të tërë njerëzish, brenda dhe jashtë vendit, puna e të cilëve është të zhvillojnë rrjete të reja prokurimi. [Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë, FSB], në veçanti është i përfshirë shumë në zhvillimin e këtyre rrjeteve të prokurimit. Ata e marrin të gjithë këtë shumë seriozisht. Është ekzistenciale për ta dhe kjo do të thotë se ne duhet ta trajtojmë atë në mënyrë të ngjashme nëse nuk duam të jemi të mbingarkuar dhe të manovruar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja origjinale e Radios Evropa e Lirë.

Perëndimi donte të ishte i ashpër në përgjigjen e tij, por nuk donte të shkatërronte ekonomitë e veta në këtë proces. Pra, ne kemi të gjithë enigmën që luhet me varësinë energjetike nga Rusia në Evropë. Kanë kaluar më shumë se dy vjet tani, kështu që ne duhet ta kishim organizuar veten për të qenë në një pozicion për t’i vendosur embargo të plotë Rusisë, nëse vendosim, por tani ka thjesht shumë boshllëqe.

[Themeluesi i Al-Kaidas] Osama bin Laden dikur tha në mënyrë të famshme se financuesit e tij i dinin të çarat në sistemin financiar perëndimor, si dhe të çarat në duart e tyre, gjë që tregon se si nëse lini të çara atëherë ata do të abuzojnë me to. Kështu që unë do të mbështes atë që tha Yulia, dhe mendoj se, përsëri, nëse duam që Ukraina të fitojë, atëherë duhet të jemi të gatshëm ta mbështesim shumë më tepër sesa jemi [duke e bërë] aktualisht [dhe] mund të na duhet të jemi të gatshëm të dëmtojmë potencialin tonë, ekonomitë tona.

Në fund të fundit, nëse na kushton diçka sot, do të na kushtojë shumë më tepër gjatë 5, 10 ose 15 vjetëve të ardhshëm nëse nuk jemi të detyruar tani. Kështu që unë mendoj se është një ekonomi e rreme, sinqerisht, të jemi më të lehtë sot se sa mund të jemi. Madje, edhe për politikanët ku mund të jetë një shpjegim i ashpër për popullsinë e tyre.

Radio Evropa e Lirë: Ju thatë më herët se ka ende mjete në tryezë që potencialisht mund të jenë shumë efektive, por ato thjesht nuk po përdoren. Pra, kjo ngre dy pyetje: Pse nuk po përdoren? Dhe, çfarë mund të arrinin nëse do të ishin [përdorur]?

Tom Keatinge: Mjetet që nuk po përdoren janë mjetet që do të krijonin, për ta thënë butë, vështirësi diplomatike. BE-ja, për shembull, ka kutinë e saj të mjeteve kundër shmangies [nga sanksionet] dhe mund të fillojë të emërtojë dhe turpërojë vendet dhe kompanitë që iu shmangen sanksioneve, por po ecën me shumë-shumë kujdes dhe po ecën në majë të gishtave [duke u dashur ta përdorë atë].

Siç thashë më parë, Shtetet e Bashkuara mund të përdorin disa nga çekiçët e mëdhenj në kutinë e veglave të veta për institucionet e huaja financiare, por realiteti është se, thjesht, nuk mendoj se ne jemi mjaftueshëm të guximshëm për t'i përdorur ato mjete, sepse do të kishte një rikthim [në shtëpi]. Por, përllogaritja nëse ia vlen kjo goditje, mendoj, duket ndryshe varësisht nga vendi ku jeni.

Nëse jeni duke u përballur me bombardimet ajrore gjatë natës në Kiev, Odesa, apo diku tjetër [në Ukrainë], them se do të mendonit që kthimi me të cilin përballet Evropa, do t'ia vlente. Por, nëse jeni duke u përballur me zgjedhje këtë vit në Londër, Bruksel ose kudo tjetër -- duke përfshirë në megalistën e vendeve që mbajnë zgjedhje këtë vit -- ndoshta mendoni se nuk ia vlen dhe do t'i lini për [ta menduar] pas zgjedhjeve ose për personin që merr drejtimin pas jush.

Kështu që, unë mendoj se ka një dozë të madhe të politikës realiste në të gjithë këtë, e cila për ne dhe ata që duan të shohin fundin e kësaj lufte menjëherë dhe Rusinë e dëbuar nga Ukraina, është zhgënjyese.

XS
SM
MD
LG