Ndërlidhjet

Artizani që ndriçon qiellin e Stambollit gjatë Ramazanit

Në zemër të Stambollit, në majë të minareve të larta që mbulojnë horizontin e qytetit, mjeshtrit e Mahyas mundohen të mbajnë gjallë një zanat që ka ndriçuar qiellin në muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit për breza. Forma e artit Mahya, që mendohet të jetë e vjetër rreth 400 vjet, origjinën e ka në kohën e Sulltanëve Osmanë dhe fillimisht është përgatitur me qirinj vaji.

Por, tradita unike turke e vargjeve, mesazheve dhe dizajneve me motive fetare midis minareve, po përballet me perëndimin e një praktike të rrënjosur thellë në kulturën turke.

Xhami të panumërta në Turqi gjatë muajit të Ramazanit vendosin mesazhe fetare të bëra me drita disa, madje disa përdorin ndriçim led, vetëm nëntë prej tyre ende përfitojnë nga zanati tradicional Mahya. Të nëntë këto xhami janë xhami historike osmane.

(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG