Ndërlidhjet

Çfarë ndodh me monedhat e hedhura në Shatërvanin Trevi të Romës?

Derisa monedhat e vizitorëve zhyten në Shatërvanin madhështor Trevi të Romës me dëshirat për dashuri, shëndet të mirë ose kthim në qytetin e përjetimeve, ato ofrojnë ndihmë praktike për njerëzit, të cilët turistët nuk do t’i takojnë kurrë. Ditë e natë, turma njerëzish grumbullohen rreth shatërvanit duke pozuar për foto. Legjenda thotë se nëse hidhni një monedhë me dorën e djathtë mbi supin e majtë në shatërvan, do të ktheheni në Romë.

Përgjatë qindra vjetëve vizitorët në Romë janë dyndur te shatërvani për të shprehur një dëshirë, duke ndjekur ritualin historik – hedhjen e monedhave në shatërvan. Pakkush u mendua për monedhat e tyre.

Sot, monedhat grumbullohen për disa ditë përpara se të nxirren dhe të dërgohen në divizionin e Romës të shoqatës bamirëse katolike në mbarë botën, Caritas, e cila numëron kovat e këmbimit dhe i përdor ato për të financuar projekte bamirësie.

(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG