Dhuna tronditi Lindjen e Mesme, migrantët realizuan udhëtime të rrezikshme përgjatë Mesdheut dhe Evropës dhe votimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara prodhoi rezultate tronditëse. Këto fotografi tregojnë disa prej tregimeve që e definuan vitin 2016.
2016: Viti në foto
1
Një shqiponjë kap një dron gjatë një ushtrimi policor në Katwijk, Holandë, më 7 mars. Shqiponja është trajnuar nga kompania e sigurisë “Garda nga Lart”, e cila reklamon shërbimet e saj duke “përdorur zogjtë grabitqarë për të kapur drone armiqësore.” (AFP/ANP/Koen van Weel)
2
Një djalë shikon nga dritarja e ngrirë e një autobusi në Minsk, Bjellorusi, më 5 janar 2016. (AFP/Sergei Gapon)
3
Nadezhda Tolokonnikova, një aktiviste e grupit artistik “Pussy Riot”, performon gjatë xhirimeve të videos së tyre të re muzikore në Moskë, më 13 janar. Kënga “Chaika” i referohet Yury Chaikas, kryeprokurorit rus. (epa/Denis Sinyakov)
4
Një foto e kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e vendosur jashtë një shtëpie në Ajova, SHBA, më 15 janar. (Reuters/Jim Young)