Mbi 1.2 milion qytetarë të Kosovës zgjodhën të mos votojnë.
Votat ende të panumëruara të diasporës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, pritet të kenë peshë më të madhe dhe të jenë përcaktuese në formimin e institucioneve të reja të Kosovës, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike.
Zgjedhjet në Kosovë përfunduan. Në radhë: procesi i formimit të institucioneve. Kur do të konstituohet Kuvendi? A mund të zgjidhet presidenti i ri para qeverisë?
Një ditë pas zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë, vëmendja e partnerëve ndërkombëtarë u përqendrua te nevoja për formimin e shpejtë të institucioneve të reja.
Sipas rezultateve preliminare, pa përfshirë votat me kusht dhe ato të diasporës, Lëvizja Vetëvendosje doli e para në shumicën e komunave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë.
Si do të duket Kuvendi pas zgjedhjeve të qershorit?
Ndërsa në letër ekzistojnë kombinime të mjaftueshme për një shumicë qeverisëse, në praktikë, polarizimi i thellë ndërmjet partive e vë në pikëpyetje funksionalitetin e saj, thonë njohësit e rrethanave politike.
Me votën e tyre, qytetarët e Kosovës iu dërguan mesazh të gjitha partive politike se duan qeverisje më efikase dhe kompromis mes subjekteve, vlerësojnë vëzhguesit e zhvillimeve politike.
Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, por me rezultat më të dobët në krahasim me zgjedhjet paraprake të dhjetorit. Partia e Albin Kurtit mori rreth 43 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare.
Krahasuar me rezultatin preliminar të zgjedhjeve të dhjetorit 2025, LVV-ja dhe PDK-ja po regjistrojnë rënie në numrin e votave. Ndërkohë, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe po përmirësojnë rezultatin e tyre, pavarësisht pjesëmarrjes më të ulët të votuesve në nivel vendi.
E vetmja parti që shënoi rënie në këto zgjedhje është Lëvizja Vetëvendosje.
Me 33.19 për qind të vendvotimeve të procesuara, garën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë e prin Lëvizja Vetëvendosje.
Shfaq më shumë