Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, por me rezultat më të dobët në krahasim me zgjedhjet paraprake të dhjetorit. Partia e Albin Kurtit mori rreth 43 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare.
Krahasuar me rezultatin preliminar të zgjedhjeve të dhjetorit 2025, LVV-ja dhe PDK-ja po regjistrojnë rënie në numrin e votave. Ndërkohë, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe po përmirësojnë rezultatin e tyre, pavarësisht pjesëmarrjes më të ulët të votuesve në nivel vendi.
E vetmja parti që shënoi rënie në këto zgjedhje është Lëvizja Vetëvendosje.
Me 33.19 për qind të vendvotimeve të procesuara, garën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë e prin Lëvizja Vetëvendosje.
Pas mbylljes së vendvotimeve, pjesëmarrja në zgjedhje ka arritur rreth 35%, duke shënuar rënie krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar, kur në total kishin votuar rreth 45% e qytetarëve.
Rreth 2 milionë qytetarë të Kosovës kishin të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, të cilat u organizuan pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.
Komunat me shumicë serbe kanë shënuar rritjen më të madhe në pjesëmarrje në zgjedhje nga ato të dhjetorit të vitit të kaluar. Rënia më e madhe vërehet në Malishevë, komunën që kishte qenë bastion i Nismës Socialdemokrate që nuk garoi në këto zgjedhje.
Qytetarët e Kosovës votuan të dielën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Kjo është hera e tretë radhazi në 18 muaj që kosovarët dalin për të votuar për një Kuvend të ri, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe atyre të 28 dhjetorit 2025.
Rreth dy milionë qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë më 7 qershor - të tretat brenda më pak se një viti e gjysmë.
Në një kohë kur gjithnjë e më shumë shërbime, të dhëna personale dhe transaksione financiare kalojnë nëpër hapësirën digjitale, siguria kibernetike po bëhet një prej çështjeve më të rëndësishme për shtetet moderne.
Punëtorë të kombinatit Trepça - ndërmarrje minerare në Kosovë - përballen me mospagesë të kontributeve pensionale tash e sa vite, pavarësisht se ato u zbriten nga paga çdo muaj.
Nenad Rashiq e përshkruan pushtetin në Serbi si “diktaturë në veprim” dhe e lidh mbështetjen e tij për studentët protestues me kundërshtimin ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiqit.
Shfaq më shumë