Bush: Irani kërcënim për paqen
04.06.2008
Presidenti amerikan Bush i ka deklaruar kryeministrit izraelit Olmert se Irani është kërcënim për paqen dhe bota duhet ta marrë seriozisht.
Bush i bëri këto komente në fillim të takimit me Olmertin në Shtëpinë e Bardhë.
Programi bërthamor i Iranit, bisedimet paqësore me palestinezët dhe me Sirinë janë temat kyçe të takimit.