Gruevski propozon qeverinë e re
12.07.2008
Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski propozoi sot emrat e kabinetit të ri qeveritar.
Nëntë nga ish ministrat në qeverinë e kaluar do të mbeten në kabinetin e ri, përfshi ministrin e jashtëm dhe atë të brendshëm.
Partneri shqiptar në koalicionin qeverisës, BDI-ja do të ketë drejtimin e pesë minsitrive, shëndetësisë, ekonomisë, qeverisjes lokale, mjedisit dhe ministrinë e punës dhe politikave sociale.
Parlamenti do votojë për qevrinë e re më 26 korrik.