BE kërcënon me viza amerikanët
23.07.2008
Bashkimi Evropian tha sot se mund të vendos viza për qytetarët e Shteteve të Bashkuara, në rast se SHBA-të nuk heqin vizat për 12 vende anëtare të Unionit.
Vendimi u paralajmërua se mund të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të vlente edhe për qytetarët amerikanë me pasaporta diplomatike.
Kryesisht qytetarët e vendeve të Evropës Lindore, anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe ata të Greqisë duhet të kenë viza për të hyrë në SHBA.