Obama: SHBA dhe Evropa të jenë së bashku
24.07.2008
"Evropianët dhe amerikanët të punojnë së bashku për të mundur terrorizmin dhe të thajnë burimin e ektremizmit dhe mbështetësve të tij", tha senatori Barack Obama gjatë një fjalimi që po e mban në këto momente në Berlin.
Dhjetëra mijëra njerëz po e ndjekin fjalimin e kandidatit presidencial amerikan.
Obama ka bërë thirrje për bashkëpunim të ngushtë mes SHBA-së dhe Evropës për të bashkëpunuar dhe për të ndihmuar Afganistanin, Irakun, t'i jepet fund gjenocidit në Darfur dhe të punohet me izraelitët dhe palestinezët për paqje përfundimtare.