Erdogan zotohet për sistem laik në Turqi
30.07.2008
Kryeministri Recep Erdogan u zotua se do të vazhdojë rrugën e laicizmit në Turqi, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi sot që të mos nxjerr jashtë ligjit partinë e tij.
Më herët, Gjykata Kushtetuese refuzoi akuzat se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim po minon sistemin laik shtetëror.
Erdogan tha se vendimi i Gjykatës do të "forcojë demokracinë dhe sundimin e ligjit në Turqi".