Hagë: Gjeorgjia i paraqet akuzat në shtator

15.08.2008

Gjykata e Lartë e Kombeve të Bashkuara u dakordua që të dëgjojë ankesën e Gjeorgjisë kundër Rusisë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha sot se do ta dëgjojë rastin e Gjeorgjisë në datën 8 deri 10 shtator.

Gjeorgjia ka ngritur padi dhe kërkon kompensim për rreth dy dekadat e spastrimit etnik në rajonet e saj separatiste të Osetisë së Jugut dhe të Abkhazisë.

Rusia nuk u është përgjigjur akuzave të Gjeorgjisë.